Rikuperoni Shendetin Tuaj ne Kohe Rekord, me ane te Terapise Hiperbarike me Oksigjen, Pa Dhimbje dhe Pa Efekte Anesore.

E Vetmja ne Ballkan e cila punon me Presion te Mesem 1.45 ATA (Atmosfere).

NDIQNI VIDEON SHPJEGUESE

Shmang Nderhyrjet Kirurgjikale

Deri me sot menyra tradicionale e trajtimit te patologjive konsistonte ne rekomandimin dhe perdorimin e medikamenteve. Sidoqofte shpesh here ju mund te jeni gjendur ne situaten ku, pervec medikamenteve keni provuar shume metoda trajtimi dhe nuk keni pare permiresimin e deshiruar.

Per patologjite kronike konsumi i vazhdueshem i ilaceve sjell nje sere komplikacionesh dhe efektesh anesore si dhe mungesa e permiresimit te patologjise tuaj shpesh here e ben te pashmangshme nderhyrjen kirurgjikale apo ne disa raste edhe amputimin (eleminimin e gjymtyres).

Terapia hiperbarike eshte nje trajtim mjekesor jo-invaziv i cili tratjon patologji te ndryshme ne kohe rekord me ane te nje teknologjie te fjales se fundit e bazuar ne ate te cilin natyra na e ofroi si elementin themelor per jeten…Oksigjeni.

E Sigurt, Efikase, E lehte per t'u Aplikuar

Problematika e pare qe shkakton cdo patologji ne trup eshte fillesa e demtimit qelizor e cila shakton gjendjen e Hipoksise.

Hipoksia eshte mungesa e furnizimit te qelizave me oksigjen ne zonen e demtuar dhe jo vetem.

Ne perditshmeri ne marrim fryme ne menyre natyrale ne nje ambient me 21% oksigjen.

Duke hyre ne dhomen hiperbarike, permes nje maske pacienti merr perqendrime te larta te oksigjenit ne masen 100% te paster ne nje ambjent me presion 1.45 ATA (Atmosfere).

Qellimi i terapise hiperbarike eshte qe te krijoje efektin e kundert te Hipoksise e cila eshte Hiperoksia.

Hiperoksia eshte nje rritje e konsiderueshme e oksigjenit ne plazmen e gjakut. Ajo nxit metabolizmin qelizor dhe lejon oksigjenin te shkoje ne kerc, kocka, dhe indet me te thella te cilat per shkak te crregullimeve te ndryshme te qarkullimit te gjakut, nuk e marrin ate sic duhet, duke trajtuar keshtu jo vetem patologjine por dhe shkakun e saj.

Si Funksionon Terapia Hiperbarike?

Pacienti merr fryme me doza te larta te Oksigjenit brenda dhomes hiperbarike ne nje ambjent me presion atmosferik 1.45 ATA (Atmosfere)

Frymemarrja ne kete ambjent brenda dhomes hiperbarike shkakton procesin e Hiperoksise

Hiperoksia gjeneron nje sere efektesh fiziologjike ne trupin e njeriut duke e shtyre Oksigjenin ne indet me te thella te demtuara te cilat nuk e marrin ate sic duhet

Rigjenerimi qelizor I cili ndodh si pasoje e hiperoksise pershpejton sherimin e patologjive te ndryshme, pa dhimbje dhe pa efekte anesore ne nje kohe teper te shpejte

Terapia Hiperbarike Trajton Shkakun e Patologjise Tuaj!

Nje nga benefitet kryesore te terapise hiperbarike eshte se ajo trajton shkakun e patologjise tuaj.

Trajtimi i patologjive nepermjet medikamenteve apo kurave te ndryshme, ne pergjithesi ka per qellim te ule nivelin dhimbjeve ne trup, gje e cila e demton edhe me teper organizmin pasi ajo nuk e trajtojn problemin ne vetvete (shkakun e patologjise).

Si rrjedhoje rikuperimi i patologjise eshte teper i ngadalte, madje ne disa raste i pamundur.

Terapia hiperbarike ne ndryshim nga metodat tradicionale te mjekimit trajton shkakun e patologjise duke bere te mundur rikuperimin e pacientit ne kohe teper te shkurter, pa dhimbje dhe pa efekte anesore duke i ndjere rezultatet e para te permiresimit qe pas seances se 2-3.

Ne kete menyre teknologjia mbi te cilen funksionon parimi I terapise me oksigjen hiperbarik ka bere te mundur qe ne shume raste pacientet te shmangin nderhyrjet kirurgjikale ose amputimet (elemininin e gjymtyres).

Vitet e fundit pacientet po zgjedhin gjithnje e me shume terapine me oksigjen hiperbarik si nje alternative te sigurt dhe me eficence te larte terapeutike pasi ajo mundeson trajtimin e disa patologjive ne te njejten kohe duke u cilesuar gjithashtu si mjekesia e se ardhmes.

Patologjite qe Trajton Biobarica Revitalair® 430

Trajtimi me oksigjen hiperbarik trajton te gjitha patologjite qe shfaqen me dhimbje dhe inflamacion.
Ai pershpejton kohen e rehabilitimit dhe nxit sherimin e plageve.

Play Video
Si zhvillohet nje Seance ne Dhomen Hiperbarike?

Deshmi te Pacienteve

slide2
slide3
slide4
slide5
slide6
slide7
slide8

Para/Pas

E Certifikuar Nderkombtarisht

Rezultat i Garantuar

Trajtimi me paisjen Biobarica Revitalair® 430 ka nje rezultat te garantuar.

Ne kliniken tone ne numerojme dhjetera raste suksesi te pacienteve te cilet kane gjetur zgjidhje per trajtimin e patologjive te tyre me ane te terapise hiperbarike ne nje kohe teper te shkurter.

Ne u sugjerojme pacienteve tane qe te kryejne egzaminimet perkatese para dhe pas Terapise ne menyre qe ata te njihen me ndryshimet dhe rezultatin e perfituar prej saj.

Si u Krijua Biobarica Revitalair® 430?

Biobarica Revitalair® 430 u krijua nga Claudio Teller ne Argjentine per shkak se femija i mikut te tij ishte diagnostikuar me spektrin e autizmit.

Nder perpjekjet e mikut te tij per te gjetur nje menyre per te permiresuar gjendjen e femijes, mjeket i sugjeruan atij perdorimin e dhomes hiperbarike.

Duke qene se ai e kishte te pamundur aksesimin e kesaj teknologjie, Claudio Vendosi qe te krijonte nje te tille per te ndihmuar femijen e mikut te tij.

Si rrjedhoje deshira per te ndihmuar nje femije te vetem rezultoi ne ngritjen e nje divizioni shkencetaresh i cili beri te mundur ndertimin e paisjes Biobarica Revitalair® 430.

Pasi kjo paisje u certifikua nga FDA ne Amerike dhe CE ne Europe si nje paisje e sigurt dhe me nje eficence te larte terapeurike ajo gjithashtu deshmoi rezultate te mrekullueshme tek femija i mikut te tij.

Duke e kuptuar potencialin e kesaj teknologjie deshira e Claudios per ta bere kete teknologji me te aksesueshme per njerezit u kthye ne misionin e tij dhe gjith kompanise.

Tashme Biobarica shtrihet ne me shume se 45 vende te Botes dhe vazhdon te rritet me mijera raste suksesi te pacienteve te cilet ia kane besuar shendetin e tyre Biobarica Revitalair® 430.

Pyetjet e bera me shpesh

Efekti i terapise hiperbarike varion ne baze te patologjise dhe gjendjes se cdo pacienti. Pacientet te cilet kane kryer trajtimin hiperbarik ne kliniken tone i kane ndjere rezultatet e para rreth seances 2-3.

Dhoma hiperbarike eshte nje pajisje mjekesore e krijuar posaçerisht per te dhene oksigjen ne nje presion me te larte se normalja atmosferike. Ajo rrit perqendrimin dhe disponueshmerine e oksigjenit ne plazmen e gjakut duke e cuar ate edhe ne indet me te thella te trupit te cilat nuk arrijne ta marrin ate ashtu sic duhet.

Biobarica perdor Dhoma Hiperbarike me teknologjine Revitalair®️ f430 qe arrijne nje presion prej 1.45 ATA duke kompletuar nje efikasitet te plote ne shperndarjen e oksigjenit ne te gjitha indet e trupit.

Ne kete menyre arrihet te gjenerohet procesi i Hiperoksise i cili rezulton ne shume benefite mjekesore duke bere te mundur trajtimin e patologjive te ndryshme pa dhimbje dhe pa efekte anesore. 

Fillimisht pacienti paraqitet ne klinike per te kryer egzaminimet paraprake te cilat e kualifikojne si kandidat te pershtatshem per trajtimin hiperbarik me oksigjen.

Pacientit I shpjegohen instruksionet e nevojshme per qendrimin ne dhomen hiperbarike.

Me pas pacienti behet gati per te hyre ne dhomen hiperbarike.

Stafi mjekesor I specializuar I vendos pacientit masken me oksigjen.

Pacienti hyn ne dhomen hiperbarike ne te cilen Ai merr fryme afersisht 100% oksigjen ne nje ambjent 1.45 ATA (atmosphere).

Pacienti qendron per 60 minuta ne dhomen hiperbarike.

Ai mund te qendroje aty lirisht I shtrire ose I ulur duke lexuar nje liber nderkohe qe trajtimi me  oksigjen kryen efektet e tij Kurative.

Ne perfundim te seances stafi mjekesor hap valvulen e trysnise atmosferike dhe me kujdes pacienti del nga dhoma hiperbarike.

Pas perfundimit te seances hiperbarike pacienti mund te vazhdoje aktivitetin e tij ditor pa asnje problem.

Terapia me oksigjen hiperbarik ka si qellim te gjeneroje hiperoksi te forte.

Procesi i Hiperoksise shkakton nje sere efektesh fiziologjike ne trup te cilat jane:

  • Vazokonstruksion jo-hipoksemian
  • Angiogjeneza dhe vaskulogjeneza
  • Proliferimi dhe stimulimi i qelizave staminale
  • Stimulimi i sintezes se kolagjenit
  • Rregullon stresin oksidativ dhe pergjigjen inflamatore
  • Stimulon rigjenerimin aksonal dhe periferik
  • Rrit funksionin neuronal dhe neurombrojtjen
  • Aktiviteti baktericid
  • Nxit imunitetin qelizor

Te gjitha keto efekte te cilat gjenerohen ne trup sebashku rezultojne ne nje sere benefitesh mjekesore te cilat trajtojne nje game te gjere patologjish.

Per sa i perket sigurise terapeutike, trajtimi i kryer ne presion te mesem 1.45 ATA (Atmosfere) dhe ne dhomat hiperbarike Revitalair® eshte teper i sigurt, madje ate mund ta kryejne dhe femijet. 

Paisja Biobarica Revitalair® 430 eshte nje paisje e certifikuar nga FDA ne Amerike dhe CE ne Europe si nje paisje e  sigurt dhe me eficence te larte terapeutike.

Biobarica shtrihet ne me shume se 40 vende te Botes dhe numeron mijera histori suksesi te pacienteve sikurse edhe ne kliniken tone.

 

Ne ndryshim me dhomat hiperbarike me presion me te larte atmosferik 2 ATA (Atmosfere), teknologjia e presionit te mesem 1.45 ATA (Atmosfere) sic eshte Biobarica Revitalair® 430 paraqet nje efikasitet terapeutik dhe efekt anti-inflamator me te larte si dhe eshte me e sigurt per pacientin.

Ne kerkimet klinike qe jane zhvilluar per efikasitetin e presionit atmosferik ne terapine hiperbarike me oksigjen ka rezultuar se rikuperimi neuronal dhe rigjenerimi I fibrave nervore arrihet ne doza oksigjeni me te uleta se 2 ATA (Atmosfere) duke e bere teknologjine Revitalair® f430 me presion te mesem 1.45 ATA (Atmosfere) te gjeneroje rezultate superiore.

Presioni I mesem 1.45 ATA (Atmosfere) eshte gjithashtu ideal per trajtimin e pacienteve pediatrike dhe epileptike.

Terapia me oksigjen hiperbarik ne 1.45 ATA ka si kunderindikacione absolute: pneumotoraksin e patrajtuar ose spontan dhe bulat pulmonare. Kunderindikimet relative duhet te vleresohen nga mjeku qe ne konsulten e pare: si problemet akute ose kronike te daulles se veshit, kimioterapia me medikamente te caktuara (bleomycin, cisplatin, doxorubicin, disulfiram) te kryera ne te njejten dite te seances, dhe perdorimi i nje stimuluesi teknologjik te vjeter mbi 10 vjet (peace maker). Peace makerat e rinj deri ne 5 vjet mund ta kryejne pa problem.

Nje kujdes i veçante duhet treguar ne pacientet me klaustrofobi, semundje te rrugeve te siperme te frymemarrjes, pacientet me semundje pulmonare obstruktive kronike, si dhe kontrollin e glukozes ne gjak te pacientet diabetike dhe kontrollimin e presionit te gjakut te pacientet me hipertension. Duke marre masat e nevojshme, te gjitha keto kushte mund te kapercehen pa probleme te medha.

Trajtimi me Oksigjenim Hiperbarik indikohet ne te gjitha patologjite qe shfaqen me dhimbje dhe inflamacion duke pershpejtuar kohen e rehabilitimit dhe duke nxitur sherimin e plageve.

Aplikimet e Trajtimit me Oksigjen Hiperbarik perfshijne nje sere patologjish si: 

  • Hernie Diskale
  • Tinitus (Shurdhimi i papritur)
  • Semundja “Krohn” (Inflamacioni i zorreve)
  • Fibromialgjia
  • Migrena
  • Inflamacioni Kronik
  • Artriti
  • Osteoartriti
  • Vaskuliti
  • Ulcera Venoze
  • Plaget Post-Kirurgjikale
  • Plaget Diabetike
  • Gervishtjet
  • Parkinson
  • Ishemi
  • Alzeimer
  • Autizmi
  • Post-AVC
  • Paraliza Cerebrale
  • Nekroza Kockore
  • Lendimet Sportive
  • Anti-Plakje
  • Mireqenie e Pergjithshme
  • Lendimet Post-Kimioterapi
  • Neuropati Periferike
  • Crregullime te Zhvillimit tek Femijet
  • Lendimet Post-Traumatike
  • Demtimet Muskulare (Terheqjet)

Biobarica ka nje divizion studiuesish e shkencetaresh te cilet kane zhvilluar studime te ndryshme klinike dhe protokolle trajtimi ne dhomen hiperbarike. 

Ky divizion shkencor eshte pergjegjes per mbledhjen, perditesimin dhe shperndarjen e dokumentacionit qe lidhet me terapine hiperbarike te oksigjenit.

Ne ofrojme gjithashtu statistika te te gjithe rrjetit te ofruesve dhe patologjive me te cilat punojme, perveç studimeve shkencore qe zhvillojme per te shperndare midis profesionisteve.

Sipas protokollit nje seance ne dhomen hiperbarike zgjat nga 60-90 minuta ne varesi te patologjise.

Keni Pyetje?

Nese keni paqartesi ose deshironi te zbuloni nese jeni nje kandidat i pershtatshm per te kryer Trajtimin Hiperbarik per patologjine tuaj rezervoni nje konsulte FALAS duke klikuar ne butonin e meposhtem.

Pergjate kesaj konsulte, Pt.Mirjan Qerimi i cili eshte i specializuar ne Rome per Mjekesine Hiperbarike do te beje nje vleresim te detajuar te gjendjes dhe patologjise tuaj.

Ai do t’ju informoje ne menyre te personalizuar se si Terapia Hiperbarike mund te trajtoje patologjine tuaj, Protokollin e trajtimit si dhe pritshmerite qe duhet te keni pergjate dhe pas trajtimit.

Kjo konsulte nuk ka per qellim t’ju imponoje qe te filloni Terapine. Qellimi i kesaj konsulte eshte informimi ne menyre te personalizuar dhe dhe te detajuar ne baze te patologjise tuaj.

Rezervoni Sot Konsulten Tuaj duke na vizituar prane ambjenteve te klinikes tone tek “Unaza e madhe Astir, Rezidenca Eglo, Kati 2, Tirane” ose Telefononi duke klikuar ne butonin e meposhtem.